Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 20 shkurtit, Nallbati: Njerëzit të dalin të tregojnë indinjatën ndaj qeverisë

Protesta e 20 shkurtit, Nallbati: Njerëzit të dalin të

Deputeti demokrat Bledjon Nallbati foli për bashkimin e demokratëve dhe rikthimin e unifikuar në “shtëpi”.

Në një lidhje direkt për Syri TV, Nallbati u shpreh se shumë shpejt do të formalizohet edhe koalicioni opozitar i cili është njoftuar edhe nga partitë aleate.

Nallbati foli edhe për protestën duke thënë se e rëndësishme është që njerëzit të tregojnë indinjatën ndaj qeverisë.

“Fatmirësisht tani kemi gjetur konsensusin mes njëri tjetrit, duke pranuar diversitetin apo mendimin ndryshe për çështje të caktuara dhe duke gjykuar se nuk kemi kundërshtarë njëri tjetrin por kemi kundërshtar Edi Ramën, qeverinë e tij dhe duhet të punojmë të gjithë së bashku dhe të bashkojmë forcat për tu përballur dhe për të rrëzuar këtë qeveri që po i merr frymën vendit.

Kishte një strategji të koordinuar të presionit qeveritar që mediat të mos ti jepnin jehonën e duhur asaj ngjarje, sigurisht ndodhi një bashkim i dy kampeve të PD-së, nuk është se u bashkuan dy kampe të ndryshme por nuk ishte një ngjarje e parëndësishme.

Shumë shpejtë do të formalizohet edhe koalicioni opozitar që është paralajmëruar nga deputetë apo eksponentë të PD por edhe të partive aleate dhe patjetër që bashkimi i forcave kundër kësaj qeveri do të japë efektin e vetë.

Protesta do të ketë një skenar por e rëndësishme është që në sytë e shqiptarëve dhe të gjithë botës njerëzit të dalin dhe të tregojnë indinjatën dhe kundërshtitë e veta për atë që po i ndodh këtij vendi nga kjo qeveri prej 10 vitesh”, tha Nallbati.

Të fundit