Flash News

E-TJERA

Protesta e 8 janarit në PD, gjykata liron 34 të arrestuarit

Protesta e 8 janarit në PD, gjykata liron 34 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lerë të lirë 34 personat e arrestuar për protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu.

Mësohet se gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për 28 nga të arrestuarit, ndërsa 6 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.

Kujtojmë se protesta agravoi në akte të dhunshme, ku përkrahës të ish-kryeministrit Berisha u përplasën me mbështetës të Bashës, duke shkaktuar edhe të lënduar.

Të fundit