Flash News

E-TJERA

Protesta e 8 janarit në selinë blu, flet Escobar: Ne e dënojmë! Jo çdo anëtar i PD është partner i joni

 

Protesta e 8 janarit në selinë blu, flet Escobar: Ne e

Protesta e 8 janarit, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, është komentuar edhe nga i Dërguari i Posaçëm i SHBA-vë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Escobar ka dënuar dhunën e përdorur gjatë protestës duke u shprehur se jo çdokush që “pretendon se është anëtar i PD-së, do të jetë partner i SHBA-vë”.

“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike, është një partner i rëndësishëm i joni tani”, është shprehur Escobar.

Kujtojmë se protesta e 8 janarit mori vëmendjen ndërkombëtare. Ajo që u paralajmërua si protestë paqësore, agravoi më vonë në dhunë fizike mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës.

Protestuesit përdorën mjete të forta për të shkatërruar dyert derisa rritën të depërtojnë në katin e parë të selië. Nga ana tjetër, edhe personat që ndodheshin në brendi të saj sulmuan protestuesit me gaz lotjsellës. Pati të lënduar mes tyre edhe gazetarë e njerëz të medies, të cilët shfaqën probleme si pasojë e gazit.

Gjykata pritet të japë sot edhe vendimin për të arrestuarit e protestës.

Të fundit