Flash News

E-TJERA

Protesta e avokatëve, Meta u del në mbrojtje: KLGJ të dëgjojë zërin e tyre

Protesta e avokatëve, Meta u del në mbrojtje: KLGJ të

Presidenti Ilir Meta ka mbështetur protestën e avokatëve sot para Këshillit të Lartë Gjyqësor kundër hartë së re gjyqësore.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se nxit njëkohësisht Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë bashkëpunues dhe vendimmarrës, të dëgjojnë zërin e tyre dhe këshillat e Parlamentit Europian, për një sistem drejtësie plotësisht të pavarur, funksional dhe efiçent.

“Mbështes plotësisht kërkesat e drejta të Avokatëve Shqiptarë dhe në mënyrë të përsëritur nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë bashkëpunues dhe vendimmarrës, të dëgjojnë zërin e tyre dhe këshillat e Parlamentit Europian.

Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie plotësisht të pavarur, funksional dhe efiçent!

Qytetarët presin një drejtësi sa më afër tyre, dhe jo një riorganizim të përqendruar që e largon drejtësinë prej tyre duke e bërë jo vetëm më të shtrenjtë dhe të vonuar, por edhe më të pamundur”, shkruan Meta.

 

Të fundit