Flash News

E-TJERA

Makina përplas biçikletën, humb jetën një person në aksin Fier-Berat

Makina përplas biçikletën, humb jetën një person

Një aksident u regjistrua mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Berat, pranë fshatit Strum.

Mësohet se një automjet ka përplasur një person që po udhëtonte me biçikletë dhe si pasojë e përplasjes ka humbur jetëm.

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Fier-Berat”, në Strum, automjeti me drejtues shtetasin Arbi Toro, është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi Gëzim Xhoka  50 vjeç, banues në Strum.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Gëzim Xhoka. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, njofton policia.

Të fundit