All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Protesta e fermerëve në Greqi përshkallëzohet, bllokohet aksi Kakavijë–Janinë për tre orë

All - Paragraf - 1

Protesta e fermerëve në Greqi përshkallëzohet, bllokohet

Protestat e fermerëve grekë kanë hyrë në një fazë të re tensioni, duke sjellë edhe këtë të shtunë bllokime të qarkullimit në disa zona të vendit. Autoritetet kufitare shqiptare në Kakavijë njoftuan se pala greke ka paralajmëruar mbylljen e përkohshme të aksit rrugor Kakavijë–Janinë.

All - Paragraf - 3

Sipas njoftimit zyrtar, aksi do të jetë i bllokuar nga ora 19:00 deri në 22:00 (ora greke) në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të grumbullimeve dhe protestës së fermerëve, të cilët prej ditësh po shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj politikave bujqësore dhe rritjes së kostove të prodhimit.

Gjatë këtij intervali do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve do të ndalet deri në përfundim të bllokimit.

Të fundit