Flash News

E-TJERA

Protesta e fermerëve në Vaun e Dejës për naftën pa akcizë, PD: Shpërndarje selektive nga autoritetet lokale

Protesta e fermerëve në Vaun e Dejës për naftën pa

Fermerët e bashkisë së Vaut të Dejës në Shkodër bllokuan aksin rrugor Shkodër–Lezhë disa ditë më parë në shenjë proteste pasi sipas tyre po bëhet shpërndarja e naftës pa akcizë sipas bindjeve politike, nga ana e autoriteteve lokale.   

Krah tyre në këtë proteste doli edhe deputeti i PD, Zef Hila i cili i bëri thirrje ministrise të kontrollojë abuzimet.

Protesta e fermerëve në Vaun e Dejës për naftën pa

"Shpërndarja e naftës tek fermerët në Vaun e Dejës është në kundërshtim të hapur me udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave," tha Hila.

Autoritetet u përgjigjen fermerëve

Pas protestës, ka ardhur reagimi nga kryetari i bashkisë, Mark Babani, i cili hedh poshtë pretendimet e fermerëve se nafta ndahet sipas bindjeve politike.

Protesta e fermerëve në Vaun e Dejës për naftën pa

“Nuk e mendoj pjesën politike, bashkia nuk ka diferencim politik. Problemi kryesor me fermerët në këto 30 vite është se akoma tokat e tyre nuk janë të regjistruara nga Kadastra, prandaj dhe krijohen probleme ne proçesin e naftes pa akcize sepse u mungojne tapite”, thotë Babani.

Edhe drejtoria e Bujqësisë në Shkodër hedh poshtë se ka patur shkelje në procedurat e përfitimit te naftës pa akcize dhe se deri tani kane përfituar 850 fermerë.

Protesta e fermerëve në Vaun e Dejës për naftën pa

“Nuk ka kritere politike se aplikimi është online. Askush nuk ka akses që të ndryshojë të dhënat e sistemit”, thotë Drejtori i Bujqësisë në Shkodër, Hysni Ligataj.

PD: Bashkia dhe drejtoria e Bujqësisë mashtron

Ndërkohë, dega e PD të Vau Dejës i ka cilësuar mashtrime qëndrimet e bashkisë dhe drejtorisë së Bujqësisë lidhur me protestën e fermerëve.

“Ju po mashtroni hapur kur thoni se këto ndëshkime kanë ardhur nga mungesa e certifikatë së pronësisë, njëkohësisht keni penalizuar fermer që plotësojnë të gjitha kriteret, deri aty sa ka dhe fermer që kanë aplikuar janë shpallë fitues dhe ju nuk i keni dhënë sasinë e naftës të përfituar.

Janë shkelje të qëllimshme nga ana juaj, vetëm e vetëm që të nafta të shkojë aty ku ju  doni, të abuzoni në kurrizin e fermerëve, siç keni bërë dhe në skemën e karburantit të vitit 2021 dhe është e njëjta vazhdimësi dhe ne vitin 2022”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PD, Dega Vau Dejës.

Të fundit