Flash News

E-TJERA

Protesta e fermerëve “paralizon” Kakavijën, radhë të gjata automjetesh në kufi

Protesta e fermerëve “paralizon” Kakavijën, radhë

Që në orët e para të së enjtes, në pikën kufitare të Kakavijës janë regjistruar radhë të gjata automjetesh në hyrje të Greqisë, ku udhëtarët raportojnë se po presin mbi dy orë për të kaluar kufirin.

Pengesat janë krijuar nga pala greke, e cila po operon vetëm me dy sportele, për shkak të protestës së fermerëve, duke e ngadalësuar ndjeshëm procedurën e kalimit.

Sipas informacionit të përditësuar nga Policia Kufitare Kakavijë, autoritetet greke kanë njoftuar se nga ora 11:00 deri në 17:00, aksi Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar në zonën e fshatit Kallpaq.

Gjatë kësaj periudhe, qarkullimi do të lejohet vetëm për rastet emergjente shëndetësore.

Policia kufitare shqiptare u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe t’i planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës, për të shmangur qëndrimin e gjatë në kufi.

Të fundit