Flash News

E-TJERA

Protesta e Lapajt para Kryeministrisë, devijohet qarkullimi në Tiranë

Protesta e Lapajt para Kryeministrisë, devijohet qarkullimi në

Nesër kreu i Lëvizja Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj  ka njoftuar protestë në orën 12:00 para Kryeministrisë, kundër qeverisë së Edi Ramës pas skandalit me tenderat të zv.kryeministres Belinda Balluku. 

Për këtë arsye, Policia e Tiranës ka bërë të ditura masat dhe ndryshimet në qarkullimin rrugor për protestën e paralajmëruar nga Adriatik Lapaj.

Akset që do të bllokohen:

Nga ora 11:00 deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”.

 

Të fundit