Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA mesazh qytetarëve amerikanë: Do të ketë bllokime rrugësh

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA mesazh qytetarëve amerikanë:

Ambasada e SHBA-së në Tiranë i është drejtuar me një mesazh qytetarëve të saj, në kuadër të protestës që do të mbahet sot nga opozita, në orën 18:00.

Në mesazhin drejtuar qytetarëve amerikanë, ambasada u kërkon të shmangin protestën dhe të qëndrojnë nën monitorimin e mediave vendase.

“Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në Kryeministri në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i Ambasadës Amerikane është këshilluar që të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të fundit