Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës, dorëzohet Baton Haxhiu: Berishës sot ia jap dorën

Protesta e opozitës, dorëzohet Baton Haxhiu: Berishës sot ia jap

Analisti Baton Haxhiu është shprehur se nuk e priste pjesëmarrjen dhe organizimin e kryer në protestën kombëtare të thirrur nga kreu i PD Sali Berisha.  

I ftuar në ‘Opinion’, Haxhiu tha se sot ia jep dorën kreut të Partisë Demokratike për organizimin e protestës që u mbajt para Kryeministrisë.

Pjesë nga biseda:

Baton Haxhiu: Një fjalë e kam, por sot ia jap dorën Berishës.

Blendi Fevziu: Si do ia japësh dorën?

Baton Haxhiu: Ia jap dorën për organizimin.

Blendi Fevziu: Ti e prisje këtë pjesëmarrje?

Baton Haxhiu: Jo, nuk e  prisja. Berisha ka kohë që nuk më pëlqen si politikan, ka kohë që është person i gabuar, por sot ia jap dorën. Sot vështirë që dikush mund të organizojë tubime të tilla. Njeri i gabuar i cili para vetes ka non grata, fjalimet e ambasadës, gjithë njerëzit përreth, një pjesë të mediave dhe të bëjë një gjë të tillë, nuk kam se çfarë t’i them.

Sot njeriun të cilin politikisht nuk e dua, por sot ia jap dorën. Në Korrik, në temperaturë kaq të lartë gati të pashpresë se mund të ketë një tubim të tillë.

 

Të fundit