Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës në 5 pika 'kyçe' në Tiranë, mbi 1400 forca policie në terren

Protesta e opozitës në 5 pika 'kyçe' në

Opozita pritet të nisë pas pak minutash në 5 pika kyçe të Tiranës.

Skenari i pritet të jetë sërish i njëjtë si protesta e shkuar me bllokim rrugësh që pritet të zgjasin për rreth 3 orë.

Konkretisht parashikohet të bllokohen kryqëzime si Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Ëilson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës si dhe para Bashkisë së Tiranës.

Protesta e sotme do të shënojë dhe herën e parë, pas gati një viti të pjesëmarrjes së kreut të PD-së, Sali Berisha, mes mbështetësve në tubime.

Sakaq, policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.

 

Të fundit