Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, policia ndalon 48-vjeçarin nga Kruja

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, policia ndalon

Policia e kryeqytetit ka ndaluar një 48-vjerçar nga Kruja  pasi mori pjesë në  protestat e opozitës, përpara Bashkisë së Tiranës. 

Njoftimi i policisë: 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë dy protestave të fundit, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:

- S. B., 48 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Dy ditë më parë protestuesit e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita organizuan një protestë para Bashkisë së Tiranë. Ata hodhën molotov, vezë dhe mollë para derës së këtij institucioni, ndërsa kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj pas akuzave për korrupsion të 5 drejtorëve të Bashkisë.

Të fundit