Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës, RENEA dhe qindra efektivë policie në gadishmëri

Protesta e opozitës, RENEA dhe qindra efektivë policie në

Qindra efektivë policie dhe forcat RENEA janë vënë në gadishmëri pasditen e sotme përreth godinës së parlamentit, për shkak të protestës së njoftuar nga opozita sot në orën 17.00.

Mësohet se rreth 400 efektivë janë angazhuar për mbarvajtjen e protestës, ndërsa nuk mungojnë edhe autobotet me ujë, të pozicionuara në pjesën e pasme të parlamentit.

Po ashtu, në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve.

Kujtojmë se opozita mban sot protestë paralelisht me orën kur parashikohet të ketë edhe seancë plenare.

Protesta do të jetë vijimi i aksionit opozitar, pasi opozitës nuk i janë plotësuar kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

 

 

Të fundit