All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Protesta e opozitës/ Rreth 1500 efektivë policie në terren

All - Paragraf - 1

Protesta e opozitës/ Rreth 1500 efektivë policie në terren

Tirana ndodhet nën masa të rrepta sigurie këtë të premte, pak orë para protestës kombëtare të paralajmëruar nga opozita para Kryeministrisë. Rreth 1500 forca policie janë angazhuar për të garantuar rendin, ndërsa akset kryesore rrugore në qendër të qytetit janë bllokuar.

All - Paragraf - 3

I pranishëm në terren u pa edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,  Skënder Hita .

Plani i masave parashikon dislokimin e efektivëve në pikat kyçe, veçanërisht rreth institucioneve kryesore shtetërore. Përveç pranisë së shtuar policore, autoritetet kanë vendosur gardhe metalike, autobote me ujë dhe një autoambulancë në gatishmëri pranë zonës së protestës.

Informacion mbi bllokimin e rrugëve:

Nga ora 15:00, qarkullimi i mjeteve u ndalua në akset e mëposhtme:

- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

- Rruga “Ukraina e Lirë”

- Rruga “Papa Gjon Pali II”

- Rruga “Ismail Qemali” (segmenti pranë bulevardit)

Gjithashtu, që prej mbrëmjes së të enjtes, është ndaluar lëvizja dhe parkimi i automjeteve përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga “Ura e Dajtit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”.

Kjo protestë pason një seri tubimesh të organizuara nga Partia Demokratike, e cila akuzon qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe kapje të shtetit.  

Në protestën e sotme do të rikthehen fjalimet nga drejtues të PD, përfaqësues të forumit rinor, partive aleate dhe aktivistë.

Kjo është protesta e shtatë kombëtare e organizuar nga PD, e cila kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama pasi ish-zëvendësja e tij, Belinda Balluku rezultoi e përfshirë në afera korruptive, ndërsa kërkesa e SPAK për arrestimin e saj u hodh poshtë me forcën e kartonëve nga mazhoranca.

Të fundit