Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës sot para Kryeministrisë, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës sot para Kryeministrisë, ja rrugët që do

Përmes një njoftimi zyrtar, policia ka treguar se cilat do të jenë akset rrugore ku do të kufizohet lëvizja e automjeteve gjatë protestës kombëtare të opozitës, e cila do të mbahet sot pasdite para kryeministrisë. 

Policia njofton se do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali“.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Konkretisht:

Nga ora 23:45 e ditës së sotme, do të bllokohet lëvizja dhe parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”, deri në përfundim të tubimit.

Nga ora 15:00 e ditës së nesërme, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Autoritetet bëjnë me dije se, në varësi të zhvillimit të protestës, mund të ketë kufizime të tjera të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore.

 

Të fundit