Flash News

E-TJERA

Ambasada e ShBA 'mbështet' Bashën, por jo protestën e PD sot: Politike. Njoftimi për qytetarët amerikanë: Shmangiuni!

Ambasada e ShBA 'mbështet' Bashën, por jo protestën e

Partia Demokratike, ashtu sikurse paralajmëroi disa ditë më parë, do të zhvillojë sot një protestë para Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të produkteve bazë, përfshirë edhe rritjen e çmimit të karburanteve.

Ambasada amerikane ka dale me një njoftim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën që do të mbahet sot në orën 6 të pasdites nga opozita. Ambasada iu kërkon qytetarëve amerikanë në Shqipëri të shmangin çdo lëvizje të mundshme që lidhet me tubimin.

“Partia Demokratike (PD) e Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë një protestë në zyrën e Kryeministrit. Qëllimi i deklaruar është kundër rritjes së kostos së energjisë elektrike në Shqipëri. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet për tu ndërmarrë:

· Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme.

· Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

· Monitoroni mediat lokale për përditësime,” shkruhet në njoftimin e ambasadës.

 

Të fundit