Flash News

E-TJERA

Protesta e thirrur nga Berisha, ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin çdo tubim, mund të ketë të papritura

Protesta e thirrur nga Berisha, ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë me një mesazh për qytetarët amerikanë në Tiranë lidhur me protestën e thirrur sot pasdite nga ish kryeministri Sali Berisha.

Në mesazhin e saj, ambasada këshillon qytetarët e saj që të shmangin çdo tubim, pasi thekson se situata mund të ndryshojë.

Njoftimi:

Vendndodhja: Tiranë: Nga selia e Partisë Demokratike në Kryeministri

Data/Ora: E hënë, 20 dhjetor 2021, ora 16:00

Ngjarja: Është thirrur protesta për të hënën, më 20 dhjetor, duke filluar nga ora 16:00. Organizatorët e protestës kanë njoftuar se grumbullimi do të nisë në selinë e Partisë Demokratike dhe do të migrojë në afërsi të Kryeministrisë.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Veprimet për të ndërmarrë:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Të fundit