Flash News

E-TJERA

Protesta kundër çmimeve, policia shoqëron gazetarin në Bulqizë

Protesta kundër çmimeve, policia shoqëron gazetarin në

Policia ka shoqëruar në komisariat gazetarin Sami Curri, i cili i është bashkuar sot në Bulqizë protestës kundër rritjes së çmimeve.

Lajmin e ka konfirmuar Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, por nuk japing detaje për arsyet e shoqërimit. Sami Curri punon për rrjetin investigative BIRN dhe portalin Bulqiza Ime.

Njoftimi:

Shoqërohet gazetari Sami Curri në Komisariatin e Policisë së Bulqizës

Gazetari Sami Curri është shoqëruar prej orës 18 e 20 në Komisariatin e Policisë Bulqizë pas mbylljes së protestës kundër rritjes së çmimit të naftës të zhvilluar në rrugën e Arbrit mes dy lagjeve të Bulqizës.

Policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim në lidhje me shoqërimin e gazetarit Curri, i cili punon për rrjetin BIRN dhe administron portalin Bulqiza Ime.

UGSH Qarku Dibër po ndjek nga afër këtë çështje dhe ndodhet pranë kolegut Sami Curri si dhe kërkon reagimin e Policisë së Shtetit për të lënë të lirë gazetarin në fjalë.

Të fundit