Flash News

E-TJERA

Protesta kundër abuzimeve seksuale, kreu i KMSH: Kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes

Protesta kundër abuzimeve seksuale, kreu i KMSH: Kemi detyrim të

Komiteti Mysliman i Shqipërisë ka mbështetur protestën e zhvilluar këtë të dielë në kryeqytet kundër abuzimit seksual ndaj të miturës në Rrëshen.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu, thekson se është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë. Ai shton më tej se raste të tilla duhen dënuar pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh dhe se e kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes në çdo formë që ajo shfaqet.

Postimi i plotë:

Është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore.
Rasti më i fundit i abuzimit me të miturën në Mirditë është tronditës.
Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor , i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë.
Raste të tilla duhen dënuar pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh, e kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes në çdo formë që ajo shfaqet.

Të fundit