All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Protesta/ Lapaj: Fitorja më e madhe kur bëhemi bashkë, jo paratë e karburantit

All - Paragraf - 1

Protesta/ Lapaj: Fitorja më e madhe kur bëhemi bashkë, jo

Juristi dhe aktivisti i njohur Adriatik Lapaj ka përsëritur kërkesat ekonomike të qytetarëve në protestën kundër rritjes së çmimeve. Lapaj iu drejtua protestuesve se fitorja i protestave nuk është ulja e çmimit të karburantit, por kthimi i vetëdijes qytetare se kur bëhen bashkë, do jenë të fituar.

All - Paragraf - 3

Fitorja më e madhe e kësaj proteste nuk janë 70 lekët e karburantit, as 300 lekët që do ta ulin, por kthimi i vetëdijes qytetare se ne mund t’i ndalim!

Ndaj secili juaj të shohë atë që ka në krah, si njerëz krenarë, dinjitozë, qëndrestarë.

Nga ky shesh unë po  ia përsëris kërkesat që ne i kemi bërë qeverisë:

Ulje e qëndrueshme e çmimit të karburantit si në vendet e rajonit; respektimin e të drejtës themelore për respektimin e shtresave në nevojë; uljen e barrës fiskale, përcaktimin e marzhit të fitimit; marrjen e masave të alternuara të pezullimit të akcizës së naftës; zerimin e përkohshëm të TVSH të produkteve të shportës, ulje 10% e TVSH, masa për një mirëfunksionim të tregut; pezullim i përkohshëm i koncensionit të markimit, skanimit, të pompave bazuar në klauzolën “forcë madhore” dhe mbikëqyrje të operatorëve të importit që ndikojnë arbitrarisht në çmimet; mbikëqyrje dhe raportim periodik tremujor nga Autoriteti i Konkurrencës i tregut, transparencë e plotë e çmimeve.

Për herë të parë ju u dhatë një mesazh të madh qytetarëve se kur ata bëhen bashkë, ata fitojnë! Ju fitoni! Ne fitojmë!”, tha Lapaj.

 

Të fundit