Flash News

E-TJERA

Tensione në Divjakë, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Tensione në Divjakë, përplasje mes qytetarëve dhe

Protesta e sotme në Divjakë, kundër vendosjes së traut në Parkun Divjakë-Karavasta, është shoqëruar sërish me tensione mes qytetarëve dhe policisë.

Banorët protestues kanë thyer xhamat e kabinës së policisë dhe kanë marshuar në brendësi të parkut, ndërsa efektivët kanë tentuar t’i sprapsin.

Kjo është dita e pestë e protestës. Banorët e Divajkës kundërshtojnë vendosjen e hyrjes me pagesë për në Parkun ‘Divjakë-Karavasta’.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në një reagim tha dje se "fluksi i turistëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ka ardhur në rritje, duke sjellë nevojën për vendosjen e një sistemi elektronik biletarie, i cili do të bëjë të mundur hyrjen e vizitorëve dhe mjeteve nëpërmjet aksesit të kontrolluar."

Sipas Ministrisë, rruga ku vendoset sistemi i kontrollit është një rrugë që të jep akses vetëm në park dhe nuk të lidh me asnjë aks tjetër rrugor. Si një rrugë nën administrim nga ARRSH, kjo e fundit ka dhënë lejen për instalim.

Të fundit