Flash News

E-TJERA

Protesta në PD, Prençi: Policia shkeli në mënyrë flagrante ligjin

Protesta në PD, Prençi: Policia shkeli në mënyrë

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka komentuar sjelljen e policisë në protestën para selisë blu. Ai tha se policia ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin.

Prençi sqaroi për "Fax news" se gazi lotësjellës nuk duhet të përdorej, duke shtuar se policia duhet të qëndrojë në mbrojtje dhe jo në sulm. Ndërsa sa i përket ndërhyrjes, ai thotë se policia është e detyruar me ligj që ta mbrojë.

Ai shtoi se edhe ekspertët do e analizojnë këtë sjellje të policisë, që sipas Prençit, është në shkelje të lirive dhe drejtave të njeriut.

"Policia është e detyruar me ligj ta mbrojë. Ndërhyrja e policisë, duhet të jemi shumë konçizë me ligjin, është flagrante në kundërshtim me ligjin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Në momentin që policia merr nën kontroll objektin nuk duhet të përdore gaz apo mjete kundër turmës. Sot e ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin.

Nuk duhet të përdorte gaz as në oborrin e partisë Demokratike. Lënda e tillë duhet të përdoret kur agresiviteti i sulmit vepron mbi objekt apo mbi personat e ndodhur aty. Kam besimi se edhe ekspertët do të japin një raport mbi veprimet e policisë. Ligji parashikon që kur nuk ka intensitet sulmi ndaj objektit policia duhet të qëndrojë në mbrojtje, jo në sulm. Është e pajustifikueshme", tha Prençi.

 

Të fundit