Flash News

E-TJERA

Protesta nga të prekurit e përmbytjeve, përplasje me policinë para Bashkisë Durrës

Protesta nga të prekurit e përmbytjeve, përplasje me

Qytetarë të shumte të Durrësit, të prekur nga përmbytjet e fundit, kanë dalë sot në protestë në sheshin kryesor të qytetit, duke shprehur revoltën e tyre ndaj Bashkisë dhe Qeverisë, të cilat i konsiderojnë si shkaktaret kryesore të situatës dhe dëmeve të pësuara në banesa e biznese.

Gjatë protestës nuk kanë munguar thirrjet e forta kundër institucioneve, si “Poshtë qeveria”, “Poshtë kryeministri” dhe “Durrësi në ujë”, ndërsa qytetarët kërkuan zgjidhje konkrete dhe përgjegjësi për përmbytjet e përsëritura që, sipas tyre, po kthehen në një problem kronik për qytetin.

Protestuesit iu drejtuan më pas godinës së Bashkisë së Durrësit, por marshimi i tyre u pengua nga Policia Bashkiake.

Për disa minuta, situata u tensionua, ku u shënuan përplasje fizike dhe shtyrje mes qytetarëve dhe efektivëve.

Pjesa më e madhe e protestuesve ishin banorë të zonës së ish-Kënetës, e cila konsiderohet si një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, por në protestë ishin bashkuar edhe qytetarë nga zona të tjera të Durrësit, të prekur nga e njëjta situatë.

Në Durrës është regjistruar gjithashtu dhe viktima e parë nga përmbytjet.

Të fundit