Flash News

E-TJERA

Protesta para selisë blu/ Prokuroria kërkon "arrest shtëpie" për katër persona, të tjerët me detyrim paraqitje

Protesta para selisë blu/ Prokuroria kërkon "arrest

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar "arrest shtëpie" për katër nga të arrestuarit në protestën e zhvilluar ditën e shtunë para selisë blu. Ndërsa për pjesën tjetër ka kërkuar "detyrim paraqitje".

Policia arrestoi 34 persona si nxitës të dhunës. Ata u shoqëruan gjatë dhe pas protestës. Të arrestuarit do të dalin nesër para gjykatës.

Mbi ta rëndon akuza për vepra penale të ndryshme si “Shkatërrim prone”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Protesta e së shtunës "u shua" pas ndërhyrjes së policisë, e cila shpërndau turmën duke përdorur gaz lotësjellës, si dhe "blindoi" selinë blu deri në përfundim të marrjes së provave.

Të fundit