Flash News

E-TJERA

Protesta për Belerin, ja kush do jetë i pranishëm

Protesta për Belerin, ja kush do jetë i pranishëm

Pasditen e sotme pritet të mbahet një protestë në mbështetje të kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit.

Sipas Euroneës Albania, protesta e organizuar me iniciativë të organizatës Omonia  pritet të fillojë në orën 18:00 në pedonalen qendrore të qytetit, ndërsa pritet të marrin pjesë edhe të deleguar nga Greqia.

“Nuk do mungojnë personazhe të politikës greke. duke qenë se çështja nuk është më brenda kufijve, jo vetëm në shtetin helen por edhe më tej, nuk përjashtohen të deleguarit nga ana e Athinës, kreyebashkiaku i saj do të jetë i pranishëm, ai ka mbërritur pak orë më parë.

Ky është një emër i konfirmuar, por flitet se do ketë edhe të deleguar të tjerë edhe nga Selaniku të cilët do jenë pjesë e protestës.

Do ketë mbështetës të zotit Fredi Beleri edhe nga Tirana, kryesisht analistë dhe ish politikanë të cilët kanë bërë me dije se do jenë pjesë e protestës dhe do vijojnë këtë kauza, siç e konsiderojnë ata, deri në lirimin e Fredi Belerit”,-tha gazetari i Euroneës Albania.

Sipas tij, një pjesë e bizneseve kanë njoftuar mbylljen në orarin 18-20, për të qenë pjesë e protestës sot.

 

 

Të fundit