Flash News

E-TJERA

Protesta për buxhetin para parlamentit qytetarët i përgjigjen thirrjes së opozitës

Protesta për buxhetin para parlamentit qytetarët i përgjigjen

Qytetarët i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të protestuar përpara parlamentit të Shqipërisë pasditen e sotme, teksa në seancën plenare po disktuohet projekt buxheti i vitit 2025.

Sakaq, forcat e Policisë së Tiranës dhe ato të Shtetit janë pozicionuar rreth perimetrit të Parlamentit, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së thirrur.

Kjo protestë u thirr një javë më parë nga PD-ja për të kundërshtuar projektin e mazhorancës për buxhetin e vitit 2025.

Gjatë ditës në seancë ka pasur debate lidhur me vdekjen tragjike të 14 vjeçarit ditën e djeshme pranë shkollës Fan Noli pasi u qëllua me thikë.

Të fundit