Flash News

E-TJERA

Protesta për çmimet, aktivisti: Janë mbi 300 të shoqëruar në të gjithë vendin

Protesta për çmimet, aktivisti: Janë mbi 300 të

Protesta kundër rritjes së çmimeve ishte dje në ditën e gjashtë të saj. Qytetarët i prezantuan qeverisë edhe kërkesat e tyre konkrete për të cilat kërkojnë zbatim.

Aktivisti Migen Qiraxhi tha për Ora News, se të paktën në Tiranë janë shoqëruar mbi 120 veta, ndërsa në të gjithë vendin janë shoqëruar mbi 300 veta. Akuzat e ngritura ndaj tyre sipas tij, bëhen për të demotivurar popullin e ngritur.

“120 të shoqëruar në polici vetëm në Tiranë, në të gjithë vendin gjatë ditëve të protestave janë shoqëruar mbi 300 veta. Akuzat e ngritura për të demotivuar qytetarët”, tha Qiraxhi.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur se pavarësisht protestës nuk do të bëjë asgjë më shumë pos ndihmës që ofroi përmes Paketës së Rezistencës Sociale. Ai e ka quajtur ‘turp’ faktin që shqiptarët janë ngritur në protestë duke ia atribuuar pasojat e çmimeve luftës në Ukrainë.

Të fundit