Flash News

E-TJERA

Protesta për çmimet, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni çdo tubim, situata mund të ndryshojë!

Protesta për çmimet, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve

Ambasada amerikane në Tiranë u ka drejtuar një thirrje qytetarëve amerikanë para protestës së qytetarëve që nis sot në orën 11.00 nga sheshi ‘Skënderbej’ e më pas do të marshohet drejt kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Në një deklaratë, ambasada këshillon qytetarët e saj që të shmangin tubimet, pasi siç thuhet, situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet përpara Kryeministrisë në bulevardin Deshmoret e Kombit ditën e shtunë, më 19 mars 2022, në orën 11:00, pritet të ketë mbyllje te rrugëve. Krahas kësaj proteste të planifikuar ka pasur edhe disa protesta të paplanifikuara dhe të paparalajmëruara në të gjithë Tiranën dhe në mbarë vendin. Këto protesta shpesh ndodhin pranë hapësirave të grumbullimit publik dhe/ose ndërtesave qeveritare dhe mund të ndodhin në çdo kohë të ditës.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të migrojnë në pjesë të tjera të qytetit. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Protesta për çmimet, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve

Të fundit