Flash News

E-TJERA

Protesta për çmimet, Binaj mesazh qeverisë: Kur shikon gjithë këta njerëz në shesh, nga cila anë do flesh?

Protesta për çmimet, Binaj mesazh qeverisë: Kur shikon

Aktori i njohur Florian Binaj ka marrë sërish pjesë në ditën e tretë të protestës kundër rritjes së çmimeve.

Në protestën që po zhvillohet te kryeministria, Binaj tha se sot qeveria ka nxjerrë në fushe betejë patronazhistët, duke hedhur vrer mbi këtë protestë.

Po ashtu, Binaj pati edhe një mesazh për qeverinë.

“Nga suksesi i protestës fatkeqësisht qeveria në vend që të heqë taksat, ka nxjerrë në fushe betejë patronazhistët, spiunet duke hedhur vrer mbi këtë protestë, a thua se të gjithë ju që keni ardhur këtu do bëheni Kryeministër apo President.

E kemi edhe kryeministrin, edhe presidentin që mos i paçim. Të gjithë ne këtu dhe ata që do vijnë nesër kemi ardhur për dinjitetin njerëzor.

I bëj një thirrje qeverisë: kur shikon gjithë këta njerëz në shehsh, nga cila anë do flesh? “, tha Binaj.

 

Të fundit