Flash News

E-TJERA

Protesta për Klodianin e organizuar nga VV? Gjekmarkaj: Kurti ka arsye për ta bërë, por do ishte pak  

Protesta për Klodianin e organizuar nga VV? Gjekmarkaj: Kurti ka arsye
Analisti Agron Gjekmarkaj

A ishte dora e fshehur e Albin Kurtit të Vetëvendosjes në protestat e organizuara pak ditë më parë në Tiranës pas vrasjes së Klodian Rashës?.

Ka qenë kjo një nga pyetjet e shtruara në emision zone e lirë, me të ftuar analistin Agron Gjekmarkaj.

Sipas analistit, Albin Kurti ka arsye për ta bërë këtë se është goditur disa herë fortë nga Edi Rama në politikë, por sipas tij kjo do ishte shumë pak.

“Në ditët e para të revoltës kuptova që qeveria kishte vështirë të gjente adresën dhe të identifikonte, e çoi adresën më pas tek opozita. Duke parë disa karakteristika të kësaj revoltës, mund të ngremë disa ngjashmëri me disa protesta që ka realizuar VV në Kosovë. Po të bësh krahasimin, i bie ka dorë Vetëvendosja. Por të thuash që është vetëm VV, i hyn disi në hak kësaj proteste. I gjejmë një organizator nga pikëpamja strukturore, por i hyjmë në hak për nga motivi që ajo përcjel.

Albin Kurti ka arsye për ta bërë këtë se është goditur disa herë fortë nga Edi Rama në politikë. Por kjo do ishte shumë pak, nëse është kjo që adoleshentët reagojnë për arsye psikologjike, spontante, i bie që në shoqërinë shqiptare ka shpresë.

Do lënë një trashëgimi, një simbol, mendoj që organizatori i këtyre protestave në thelb është Rama, e them si metaforë. E them se në mënyrën si e ka menaxhuar jetën publike, qeverisjen, i ka detyruar të mbushin qendrën e Tiranës dhe të protestojnë. Vrasja e Klodian Rashës ishte shkëndija, që e bëri të justifikueshme edhe zemëratën e tyre”, shpreh Agron Gjekmarkaj.

Të fundit