Flash News

E-TJERA

Protesta për rritjen e çmimeve, Meta: Policia të distancohet nga ndalimet e pajustifikuara

Protesta për rritjen e çmimeve, Meta: Policia të distancohet

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, por edhe ndërhyrjen e policisë, duke bërë edhe shoqërimin e disa prej protestuesve.

Meta i bën thirrje qeverisë që të dëshmojë përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë qytetarët, ndërsa policisë së shtetit i tërheq vëmendjen për t'u distancuar nga dhuna e dhe ndalimet e pajustifikuara, sipas tij.

I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore.

Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t'u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara”, apelon Meta.

Të fundit