Flash News

E-TJERA

Protestat e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot aksi Kakavijë-Janinë

Protestat e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot aksi

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të bllokohet sërish pasditen e sotme për 3 orë, si pasojë e protestave të fermerëve grekë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Kufitare Kakavijë, autoritetet greke kanë bërë me dije se qarkullimi i mjeteve do të ndërpritet plotësisht në një segment të këtij aksi, duke lejuar vetëm kalimin e automjeteve me emergjenca shëndetësore.

Njoftimi: 

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Të fundit