Flash News

E-TJERA

Protestat e studentëve në RMV, reagon studiuesja Shamku: Shqipëria ka detyrimin t’u dalë në krah

Protestat e studentëve në RMV, reagon studiuesja Shamku:

Studiuesja Ledi Shamku ka reaguar  në rrjetet sociale lidhur me protestat e studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët kërkojnë zbatimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

Ajo shkruan se Shqipëria sot ka detyrimin zyrtar t’u dalë në krah studentëve në protestën e shqiptarëve në RMV. 

Reagimi i plotë: 

“SHQIPJA NUK NEGOCIOHET”

“GJUHA SHQIPE NUK ËSHTË OPCION, ËSHTË IDENTITET”

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut në protestë për zbatimin e Ligjit të Gjuhës.

Dua t’ju them se prej kohësh gjendja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk është aspak e mirë. Nga ekspeditat tona albanologjike në Dibër të Madhe kemi parë qartaz se shumëçka po shkon keq: mosprania zyrtare e shqiptarëve të atyshëm në institucionet arkivore, ndërrimi absurd i emrave të objekteve të kultit si në rastin e Bigorskës (Bigurit), vështirësia madje edhe jona si studiues për akses në arkiva.

Tash Gjuha….! Aty ku s’mban! Jemi komb gjuhësor! Dhe ka ligje për këtë!!! LIGJEEE! Marrëveshje të nënshkruara!

Shqipëria sot ka Detyrimin Zyrtar, Patriotik e Kombëtar, t’u dalë në krah studentëve në protestë e krejt shqiptarëve në RMV. E t’u dalë në krah jo me hashtage, jo me deklarata FB-je, por me veprime te qarta e të prera diplomatike, qoftë edhe duke thirrur në kauzë Arbitrin Ndërkombëtar.
Sot! Sot jo nesër a kur ta gjejë kohën! Sot!

Shqiptarisht me studentët shqiptarë aty e me Gjuhën Shqipe. Nuk kemi më të çmuar se gjuha dhe ndjesia e saj!

Të fundit