Flash News

E-TJERA

Protestat/ Meta: Respekt për gazetarët e terrenit, do jem përherë në krahun tuaj

Protestat/ Meta: Respekt për gazetarët e terrenit, do jem

Presidenti Meta ka shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë gazetarët të cilët kanë raportuar nga protestat e ditëve të fundit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se do të jetë në krah të gazetarëve të terrenit, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias.

Statusi i plotë:

Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse!

Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës. Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias! 

Të fundit