Flash News

E-TJERA

Protestat në SHBA, reagon Sandër Lleshaj: Demokracia duhet të vetëmbrohet

Protestat në SHBA, reagon Sandër Lleshaj: Demokracia duhet të
Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas protestave të dhunshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mbetën të pajetë 4 protestues dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Përmes një postimi në Facebook ai thotë se demokracia duhet të vetëmbrohet dhe se toleranca e pakufishme sjell zhdukjen e tolerancës.

Ai sjell në vëmëndje një shkrim të filozofit Karl Popper në vitin 1945, ndërsa shton se mësimet e tij i erdhën të parat në mendje, teksa shihte me trishtim të thellë “sulmin e verbër të një grushti njerëzish kundër Capitol Hill”.

Pjesa që ka shkëputur Lleshaj nga shkrimi i Popper:

Nëse ne e shtrijmë tolerancën e pakufishme edhe mbi ata që janë intolerantë, nëse ne nuk jemi të përgatitur për të mbrojtur një shoqëri tolerante përballë sulmeve të intolerantëve, atëherë tolerantët do të shkatërrohen dhe bashkë me ta edhe toleranca.

Me këtë formulim unë nuk nënkuptoj, për shëmbull, që ne duhet të shtypim përherë shprehjet e filozofive intolerante; për aq sa ne mund të përballemi me to përmes argumeteve racionalë dhe t’i mbajmë nën kontroll përmes opinionit publik, shtypja do të ishte e paarsyeshme. Por ne duhet të mbrojmë të drejtën për t’i shtypur ata edhe me anë të forcës, nëse kjo është e domosdodshme; sepse mund të rezultojë që ata nuk janë të përgatitur për t’u përballur me ne përmes argumenteve racionale, por vetëm për denoncimin e çdo argumenti; ata mund t’ua ndalojnë pasuesve të tyre dëgjimin e argumenteve racionale me pretendimin se ato janë mashtrime dhe t’i mësojnë ata që përgjigjen përmes grushtave apo pistoletave të tyre.

Për këtë arsye, ne duhet të mbrojmë të drejtën, që në emër të tolerancës të mos tolerojmë intolerantët.

 

Të fundit