Flash News

E-TJERA

Protestë jashtë Parlamentit kundër marrëveshjes për emigrantët: Do mbani mbi shpatulla turpin e historisë

Protestë jashtë Parlamentit kundër marrëveshjes për

Jashtë Parlamentit u mbajt një protestë nga qytetarë të cilët kundërshtojnë marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Një nga protestuesit tha se nëse kjo marrëveshje votohet sot në Parlament, qeveria do të mbajë mbi shpatulla turpin e historisë.

“Ne protestuam dhe te Gjykata Kushtetuese sa i përket këtij ligji, sot Shqipëria drejtohet nga disa njerëz që janë mbi interesat e popullit dhe kanë dalë mbi këtë gjykatë situatë e cila e ka ulur shumë legjitimitetin e GJK. Njerëzit dhe populli që i voton këta njerëz duhet të reflektojë sepse ata rrisin pagat e tyre i dyfishojnë ndërsa 99.9% e njerëzve vuajnë. Do mbani mbi shpatulla turpin e historisë nëse do të votohet ai. Mos e ktheni Zadrimën në hale dhe Drinin në kanal të ujërave të zeza”, tha protestuesi.

Të fundit