Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Protestë kundër Ramës në Greqi: 12 vite në qeveri, asgjë nuk bëri për emigrantët
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me diasporën në Greqi. Rama u prit me protesta nga shqiptarët në hyrje të sallës ku do të mbahej takimi.
Disa prej tyre folën për Euronews Albania dhe treguan se pse po protestonin kundër Ramës.
Ata u shprehën së 12 vite në pushtet, kryeministri nuk bëri asgjë për emigrantët dhe se tani po i bën premtimet për të marrë votat.
“Ti nuk ishe brenda aty? Pse kamerat po merrnin vetëm kryeministrin dhe nuk dëgjonin ankesat, shumë pak njerëz duartrokisnin, ndenja e dëgjova 1 orë e gjysmë për gënjeshtra. Ata që do t’i fusë në burg i fut se i prishin punë, mua nuk më interesin a është në burg Meta apo Berisha, mua më intereson të rriten pensionet, nëna ime e ka pensionin 100 mijë lekë. Ka 12 vjet në qeveri, nuk ka bërë asgjë për emigrantët dhe vjen e kërkon votën. Çfarë arsyeje ka Edi Rama të kërkojë votën, pse bëj unë 5 minuta patriotin brenda. Nuk ishte Edi Rama ai që mbuloi statujën e heroit kombëtar Skënderbeut në mes të Tiranës kur erdhi Erdogan në Shqipëri? Pse bën patriotin këtu ai?”, tha një nga protestuesit.