Flash News

E-TJERA

Protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm, qytetarët marshojnë në Tiranë

Protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm, qytetarët

Një protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm është mbajtur pasditen e sotme në kryeqytet.

"Jo vaksinimit të detyrueshëm", thuhej në banderolën e madhe që mbanin në duar qytetarët të cilët marshuan në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Në protestë kanë marrë pjesë qytetarë, studentë, ndërkohë dhe aktivistët Altin Goxhaj, Sazan Guri si dhe konspiracionisti Alfred Cako.

Kujtojmë që autoritetet kanë vendosur vaksinim të detyrueshëm për stafet mjekësore, mësuesit dhe pedagogët si dhe studentët.

Të fundit