Flash News

E-TJERA

Protestë në Postribë: Banorët kërkojnë ujë të pijshëm të pastër dhe energji elektrike të qëndrueshme

Protestë në Postribë: Banorët kërkojnë ujë

Banorët e Postribës janë ngritur sot në protestë përballë Bashkisë Shkodër, duke denoncuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike në zonën e tyre.

Me pankarta në duar, ata kundërshtuan pretendimet e bashkisë për investime në rrjetin e ujësjellësit, duke theksuar se uji që u ofrohet është i ndotur dhe i papërshtatshëm për konsum. Protestuesit shprehën zhgënjimin e tyre për mungesën e reagimit nga institucionet, duke thënë se prej një viti nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga prokuroria për denoncimet e bëra mbi këtë problematikë.

“Ndiheni si zonë e persekutuar,” deklaruan disa prej banorëve, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në zgjidhjen e problemeve të tyre jetike.

Pas protestës para bashkisë, banorët zhvilluan një marshim në pedonalen e qytetit të Shkodrës, duke përcjellë mesazhin e tyre për zgjidhje urgjente të situatës. Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa konkrete për të garantuar furnizimin me ujë të pastër dhe energji të qëndrueshme.

Të fundit