Flash News

E-TJERA

Protestoi për rritjen e çmimeve, arrestohet duke u larguar nga vendi kryetari i të përndjekurve politikë

Protestoi për rritjen e çmimeve, arrestohet duke u larguar nga vendi

Kryetari i të përndjekurve politikë të Mirditës, Kol Nikolli është arrestuar në pikën kuftare të Hanit të Hotit. Sipas informacioneve që po qarkkullojnë në media, Nikolli ka rënë në pranga teksa po tentonte të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë, përmes aeroportit të Podgoricës.

Ndaj tij, ishte lëshuar një urdhër-arresti në lidhje me protestën e zhvilluar në muajin mars për rritjen e çmimeve, ku u bllokua edhe Rruga e Kombit.

Nikolli nuk ka qenë në dijeni të kësaj urdhër-arrestit, sepse pretendon se nuk ka qenë fare në protestë.

Të fundit