Flash News

E-TJERA

Protestuesi thyen “Rolex-in”, mesazhi për deputetët

Protestuesi thyen “Rolex-in”, mesazhi për deputetët

Një prej protestuesve, Alban Rexha ka thyer në mënyrë demonstrative orën e tij “fake” Rolex, duke iu kërkuar deputetëve të bëjnë të njëjtën gjë.

Ky ishte mesazhi i tij edhe për kryeministrin Edi Rama, i cili tha se ata që dalin për të protestuar kanë makina luksoze dhe iPhone.

“Ora ime fallso do thyhet sot por ajo që do ju kërkoja është t’i thyeni dhe ju orat tuaja në mes të parlamentit për këtë popull se i keni të gjithë nga 100 mijë euro e lart. Ky ishte Rolexi im”, tha protestuesi.

Protesta e qytetarëve zgjati rreth 2 orë e 30 minuta. Qytetarët nisën të shpërndahen, duke paralajmëruar se do të protestojnë çdo ditë në orën 17.00 para kryeministrisë.

Protestuesi thyen “Rolex-in”, mesazhi për deputetët

Të fundit