Flash News

E-TJERA

Protestuesit sulmojnë edhe bashkinë e Tiranës, i vënë flakën bredhit te sheshi ‘Skënderbej’

Protestuesit sulmojnë edhe bashkinë e Tiranës, i vënë

Pasi u larguan nga kryeministria, protestuesit janë zhvendosur drejt qendrës së Tiranës.

Në sheshin ‘Skënderbej’ fillimisht kanë dëmtuar zbukurimet e fundvitit, dhe më pas kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta bashkinë e Tiranës, duke thyer xhamat e disa dritareve dhe një nga hyrjet.

Protestuesit sulmojnë edhe bashkinë e Tiranës, i vënë

Më pas, turma e revoltuar i ka vënë sërish flakën një tjetër bredhi (pas atij te kryeministria), pemës së vendosur në shesh.

Në këto kushte, forcat e specializuara kanë ndërhyrë sërish me bombola gaz lotsjellës nga tarraca e bashkisë, duke larguar protestuesit.

Të fundit