Flash News

E-TJERA

PS bojkoton mbledhjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, shkak bëhet dëshmia e gazetarit: Është i dënuar

PS bojkoton mbledhjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, shkak

Deputetët e Partisë Socialiste kanë braktisur mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Shkak është bërë dëshmia e gazetarit Jetmir Olldashi, pas marrjes në pyetje.

Anëtari i PS, Arben Pëllumbi tha se Olldashi është i dënuar dhe nuk mund të dëshmojë. “Ka një vendim të formës së prerë dhe është dënuar për këtë çështje”, tha ai.

PS kërkoi që të ndalohej marrja në pyetje e gazetarit, kërkesë që u rrëzua nga deputetët e PD-së.

Dëshmia e gazetarit Jetmir Olldashi: 

Mirel Mertiri i ka kerkuar medias te fshijne lajmet.

Kam degjuar dhe kam pasur dijeni qe ne 2016 dhe tek Neës 24 tek emisioni "Te paekspozuarit". Kemi bere nje emision te tere pa u njohur ende ceshtja e inceneratoreve. Jemi marre me shkrime per lidhjen e Stela Gugalljas, Klodian Zotos Mirel Mertiri te cilat lidheshin me njera tjetren nepermjet kompanive off shore.

Ne aferen 60 mln dollare ne Zimbabve Ilir Dedja dhe Mirel Mertiri ishin ne kete projekt i cili rezultoi me arrestimin e Ministrit te Shendetesise ne ate vend.  Ekziston foto. Kane bere biznes bashke. Ministri i Nderkohe ne Shqiperi nisen aferat e inceneratoreve.

Të fundit