Flash News

E-TJERA

PS drejt fitores në 5 bashki të vendit/ Berisha mban bastionin e demokratëve, Basha forcë e tretë në zgjedhje

PS drejt fitores në 5 bashki të vendit/ Berisha mban bastionin e

Procesi i numërimit të votive vazhdon në Durrës, Shkodër, Dibër dhe Lushnjë, ndërsa në Vorë dhe Rrogozhinë ka përfunduar.

Nga rezultatet e deritanishme duket se “Shtëpia e Lirisë” do të mbajë bastionin e demokratëve, Shkodrën. Bardh Spahia ka arritur të marrë 12740 vota, Majlinda Angoni e PS-së ka siguruar 11339 vota, ndërsa Xhemal Bushati i PS-së vetëm 4510 vota. Deri më tani në Shkodër janë numëruar 148 nga 250 kuti.

Në Dibër janë numëruar 45 nga 101 kuti. I pari renditet kandidati i PS-së, Rahim Spahiu me 7556 vota. Ai ndiqet nga Premtim Kryemadhi i “Shtëpisë së Lirisë”, i cili ka siguruar 2310 vota. Ndërkohë Luan Haka i PD-së ka marrë 1965 vota, ndërsa kandidati i Lëvizjes së Re, Dritan Torba ka siguruar vetëm 45 vota.

Edhe në Durrës kryeson Partia Socialiste. Nga 181 kuti të numëruara, Emiriana Sako ka arritur të marrë 20755 vota. I dyti renditet kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Ardia Muka me 10379 vota. Ndërsa kandidati i PS-së, Luan Hoti ka siguruar 4784 vota.

PS kryeson bindshëm edhe në Lushnjë. Deri më tani janë numëruar 126 nga 157 kuti në total. Eriselda Sefa e socialistëve ka marrë 16395 vota. Elton Bano i “Shtëpisë së Lirisë” renditet i dyti me 9014 vota dhe Indrit Sefa i PS-së listohet i treti me 3043 vota.

Të fundit