Flash News

E-TJERA

PS merr tre bashki, Eriselda Sefa shpallet fituese në Lushnje

PS merr tre bashki, Eriselda Sefa shpallet fituese në Lushnje

Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit edhe në Bashkinë e Lushnjes. Fituese është shpallur kandidatja e PS, Eriselda Sefa, me 21.476 vota. 

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Bano, është renditur i dyti me 11.191 vota. Ndërsa për PD-në e Lulzim Bashës, rezultati vijon të mbetet zhgënjyes. Edhe në Lushnje, PD renditet forcë e tretë me kandidat Indrit Sefën i cili ka marrë 3.877 vota.

PS ka fituar deri tani tre bashki: Vorën, Rrogozhinën dhe Lushnjen. 

Në Vorë fitues u shpall Blerim Shera, ndërsa në bashkinë e Rrogozhinës fitoi Edison Memolla, të dy nga radhët e socialistëve.

Të fundit