Flash News

E-TJERA

PS refuzon komisionin hetimor për '11 majin', Berisha: Firmosët fundin e parlamentit

PS refuzon komisionin hetimor për '11 majin', Berisha:

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se me vendimin për të rrëzuar ngrituen e komisionit hetimor për 11 Majin, PS firmosi fundin e Parlamentit.

Berisha tha se qeveria shkeli primet e zgjedhjeve të drejta dhe përdori standardet e një diktature autokratike. 

"Ky është një ndër aktet më të rënda në historinë e vendit, dhe unë ju garantoj se ne do të bëjmë çdo betejë për të rikthyer votën e lirë dhe se për këtë vendim ju vetëm sa firmosni fundin e këtij parlamenti. Ne nuk kemi njohur zgjedhjet. Nuk kemi njohur rezultatin e tyre. Komuniteti ndërkombëtar i damkosi si zgjedhje që shkelën në mijëra raste ligjet e vendit.

Shkelën parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta. Që përdorën të gjithë mekanizmat e një diktature autokratike për të deformuar rezultatin e tani keni frikë nga mijëra e mijëra fakte që ne disponojmë për t’iu paraqitur shqiptarëve si ishte farsa. E ju besoni se duke na bllokuar ne të drejtën kushtetuese do të mund të kapërceni këtë. Kurrë jo! Ne do ju përgjigjemi", deklaroi Berisha.

Të fundit