Flash News

E-TJERA

PS rrit çmimin e ujit në Elbasan, qytetari i revoltuar godet këshilltarin socialist

PS rrit çmimin e ujit në Elbasan, qytetari i revoltuar godet

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje mbledhja e Këshillit Bashkiak në Elbasan, ku socialistë kanë miratuar rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

 

Gjatë mbledhjes nuk kanë munguar as konfliktet fizike. Siç shihet dhe në videon e publikuar nga News 24, një qytetar i revoltuar për këtë akt të socialistë, godet me një dosje një këshilltar të PS-së.

 

Ndërkohë para fillimit të mbledhjes u zhvillua një protestë e këshilltarëve të opozitës dhe një grupi qytetarësh elbasanas kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

 

Opozita e bojkotoi procesin e votimit në Këshillin Bashkiak për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm dhe e cilësoi si të paligjshëm.

Të fundit