Flash News

E-TJERA

Pse detyrohen shqiptarët të kërkojnë azil? Eksperti rendit arsyet

Pse detyrohen shqiptarët të kërkojnë azil? Eksperti rendit
Foto Ilustruese

Një raport i Zyrës Evropiane për Mbështetjen e Azilit e renditi Shqipërinë mes 10 vendeve kryesore me numrin më të lartë të kërkesave për azil.

Eksperti i emigracionit Ilir Gedeshi, në një intervistë për Euroneës Albania, ka renditur arsyet sepse shqiptarët detyrohen të kërkojnë azil. Mes faktorëve ndikues, Gedeshi ka renditur vështirësitë ekonomike apo pamundësia për të gjetur një vend pune.

“Dy faktorë kryesorë, i pari është faktori ekonomik, njerëzit largohen, kërkojnë azil për shkaqet ekonomike. E dyta, për të kërkuar një vend punë në vendet e BE-së, rruga më e lehtë e mundshme është nëpërmjet kërkesës për azil”, u shpreh eksperti.

Ndër të tjera, Gedeshi shtoi se pjesa më e madhe e kërkesave për azil vijnë nga njerëz me arsimim të ulët.

“Gjatë dekadës së kaluar 40% e fluksit të emigrantëve nga Shqipëria kanë qenë persona më arsim të lartë”, tha ai.

Të fundit