Flash News

E-TJERA

Pse 'e shmangu' Erdogan? Meta: Ishte i ftuar i qeverisë, askush nuk kërkoi takim me mua

Pse 'e shmangu' Erdogan? Meta: Ishte i ftuar i qeverisë, askush

Vizita e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan u komentua më shumë për 'shmangien' që i bëri presidentit Ilir Meta, duke mos planifikuar një takim me të.

I ftuar në sutidon e "Çim Peka Live", Meta u shpreh se nuk ka pasur një kërkesë as nga vetë presidenti dhe as nga ambasada turke për takim, duke theksuar se nuk ka asnjë qëndrim për vizitën e tij.

Meta tha se Erdogan u ftua në Tiranë sot nga qeveria dhe u soll pikërisht si një i ftuar i saj.

"Nuk kam asnjë arsye, as të kem ndonjë keqardhje. Se sot ditën e kam pasur të mrekullueshme duke filluar nga Skndëerbeu në Lezhë e më pas në Krujë. Ai ka qenë i ftuar i qeverisë dhe është sjellë si i ftuar i saj. Askush nuk ka kërkuar takim me presidentin e republikës as nga ambasada e tyre. Nës do kishin kërkuar një takim do bëja një sforcim për ta pritur, për ta respektuar. Nuk kam asnje koment per viziten e z.Erdogan sepse sic ju thashe jam shume i lumtur qe axhenda ime sot ka qene plotesisht e fokusuar tek perkujtimi i vepres se Heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu", deklaroi Meta.

Të fundit